E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

“Prishtina nuk hesht”, studentëve shqiptarë në Shkup u bashkohen në protestë edhe kolegë nga Kosova

Prot

Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u janë bashkuar edhe disa studentë nga Kosova, në protestën ndaj pushtetit, duket kërkuar që t’u lejohet që provimin e jurisprudencës ta mbajnë edhe në gjuhën shqipe.

Një numër i madh i të rinjve, sidomos janë mbledhur tashmë para Urës së Gurit në Shkup.

Në terren shihen edhe forca të shtuara policore, siç raporton RTV 21.

Studentët po protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së provimit edhe në gjuhën shqipe, pasi ajo gëzon status zyrtar në vend.

Organizatorët kanë paralajmëruar për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.

The post “Prishtina nuk hesht”, studentëve shqiptarë në Shkup u bashkohen në protestë edhe kolegë nga Kosova appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip