E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Probleme në sistemin kufitar, Maqedonia Veriore ndalon përkohësisht qarkullimin e veturave

Image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga ora 13:40, sipas informatave të pranuara nga zyrtarët policorë të Maqedonia e Veriut, ka rënë sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve në pikat kufitare të RMV-së.

Si pasojë e këtij problemi teknik, autoritetet policore të RMV-së kanë ndaluar përkohësisht të gjithë qarkullimin në kufi, duke përfshirë hyrje-daljet e personave, veturave dhe autobusëve.

Sipas njoftimit, për momentin janë krijuar kolona të gjata në pikat kufitare për shkak të ndërprerjes së qarkullimit.

QKMK u ka rekomanduar qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat alternative kufitare: Pika Kufitare Stançiq-Bellanovc dhe Pika Kufitare Glloboqicë. /Telegrafi/

InfoShqip