E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Profesori i UP-së, Bardhyl Hasnpapaj, i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

694124652 18547633207067936 1675340035506599195 N Scaled

Profesor i UP-së, Bardhyl Hasanpapaj, i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-presidentja Osmani përmes një postimi në profilin e saj, duke treguar për njohjen e saj të vjetër me Hasanpapajn.

“Jam e lumtur që edhe sot kemi pranë njerëz si Bardhyl Hasanpapaj, që me dije, integritet dhe përkushtim i japin forcë vizionit tonë për të ardhmen”, ka shkruar Osmani.

Postimi I plotë:

 Nga garat si studentë, në një garë të përbashkët e vendimtare për Kosovën!

Me Dr.sc. Bardhyl Hasanpapajn, rrugëtimi ynë nuk filloi në politikë. Filloi në vitin 2001, si dy studentë të rinj që bartnim ëndrra të mëdha dhe përfaqësonim Universitetin e Prishtinës në garat më prestigjioze ndërkombëtare të drejtësisë.

Bardhi, përveçse njihet si një zë i arsyeshëm i diskursit publik, ka specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani, ndërsa doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Firenzes në Itali. Si ekspert i sundimit të ligjit, dijen profesionale e ka shndërruar edhe në ndërmarrësi, duke udhëhequr projekte të rëndësishme për organizata ndërkombëtare si BE, USAID, NDI, NCSC, IFC dhe EBRD.

Por përkundër të gjitha arritjeve, Bardhyli ka mbetur njeri i thjeshtë. Një mik i mirë. Një profesionist që nuk u largua kurrë nga dëshira për t’i dhënë Kosovës më shumë. E mbi të gjitha, një malsor që kurrë nuk e shkelë besën e dhënë.

Jam e lumtur që edhe sot kemi pranë njerëz si Bardhyl Hasanpapaj, që me dije, integritet dhe përkushtim i japin forcë vizionit tonë për të ardhmen.

Na priftë e mbara, Bardhyl!

The post Profesori i UP-së, Bardhyl Hasnpapaj, i bashkohet listës së Vjosa Osmanit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip