E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11 milionë euro për forcimin e pushtetit vendor

WhatsApp Image 2026 05 08 At 12.54.04 PM 641x400

Është lançuar zyrtarisht programi strategjik EU4Municipalities II, një nismë që synon të forcojë pushtetin vendor në Shqipëri dhe të mbështesë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Programi parashikon investime konkrete në bashki, rritje të kapaciteteve administrative dhe modernizim të shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ndau edhe një eksperiencë personale nga koha kur drejtonte Bashkinë e Beratit.

Ai theksoi se përmirësimi i shërbimeve arsimore në Berat u realizua falë mbështetjes së projektit EU4Municipalities, duke e cilësuar programin një investim strategjik që vjen në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Sipas ministrit, projekti me vlerë 11 milionë euro do të zbatohet deri në vitin 2029 dhe do të mbështesë bashkitë përmes tre komponentëve kryesorë: skemës së granteve për t’iu përgjigjur nevojave të komuniteteve, asistencës teknike për arritjen e standardeve të BE-së dhe komponentit të digjitalizimit, që synon modernizimin e shërbimeve publike lokale.

Do e nis me një eksperiencë personale, sepse në rangun e parë të këtij projekti Bashkia Berat ka qenë fituese, unë kam qenë kryetari i bashkisë në atë kohë.
Përmirësimi i shërbimeve arsimore në Bashkinë e Beratit u bë falë kontributit të projektit EU4Municipalities. Përfaqëson një investim strategjik dhe vjen në një moment kur Shqipëria vazhdon rrugën për në BE.

Me një buxhet 11 milion euro, projekti do të zbatohet deri në vitin 2029 dhe do të mbështesë bashkitë që do të marrin dhe do të përfitojnë nga 3 komponentë:
1- skema e granteve, që do t’i mundësojnë bashkive t’i përgjigjen drejtpërdrejt nevojave të komunitetit.
2- asistencë teknike për të arritur standardet e BE-së.
3- komponenti i digjitalizimit. Projekti do të modernizojë mënyrën si bashkitë do të prodhojnë shërbime.

Bashkitë janë në qendër të këtij projekti sepse janë në qendër të jetës së qytetarëve. Janë aktorë kyç në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Bashki më të forta do të thotë një Shqipëri më e fortë.”, tha Demo.

InfoShqip