E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin në BE, Begaj: Akt i çmuar!

WhatsApp Image 2025 01 20 At 12.21.30 1 600x400

Akt të çmuar e ka cilësuar presidenti Bajram Begaj bashkëpunimin mes PS dhe PD për votimin e projekt-rezolutës për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.

“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.

Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme, të fokusuar plotësisht në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social.

Përshëndes këtë akt të çmuar të bashkëpunimit parlamentar”, shkruan Begaj.

InfoShqip