E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Pse askush nuk e ‘mposht’ dot Manchester Cityn në tregun e transferimeve

Image

Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka deklaruar se Manchester City është klubi “më i vështirë” për të negociuar, duke vlerësuar njëkohësisht organizimin dhe fuqinë e klubit anglez në bisedimet për transferime dhe kontrata.

Në një intervistë për ESPN, ajo u shpreh se kampionët e Ligës Premier janë jashtëzakonisht të strukturuar dhe rrallëherë u japin agjentëve hapësirë për manovrim.

Image

“Ata janë shumë seriozë dhe shumë të organizuar. Janë një klub i madh. E dinë saktësisht çfarë po bëjnë, kanë shumë përvojë dhe nuk kanë nevojë për asgjë, e kanë gjithçka. Prandaj, ne nuk kemi asnjë leverdi në negociata”, tha Pimenta.

Ajo gjithashtu foli për kontratën e re të Haaland me klubin nga Etihad, e cila u nënshkrua vitin e kaluar dhe raportohet të jetë ndër më të paguarat në botë, duke eliminuar klauzolat e mëparshme të lirimit.

Image

Pimenta e përshkroi sulmuesin norvegjez si një futbollist të qetë dhe shumë të përqendruar në profesionin e tij, duke theksuar disiplinën dhe inteligjencën e nevojshme për të performuar në nivelin më të lartë.

Haaland ka shënuar tashmë 109 gola në Ligën Premier me Manchester Cityn gjatë katër sezoneve, duke vazhduar ecurinë e tij mbresëlënëse si një nga golashënuesit më produktivë në futbollin anglez. /Telegrafi/

InfoShqip