E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

PSG në finale, Rama batuta me ministrin francez të Drejtësisë: Nëse doni të fitoni hajdeni në Tiranë më 30 maj

E55c0d60 4034 4d85 8d90 D6affd286a09 713x400

Paris Saint-Germain ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, ku më 30 maj do të përballet me Arsenalin në Budapest.

Në këtë kontekst, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i kurseu batutat me ministrin francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, i cili ndodhet në Tiranë.

Gjatë sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që vitin e ardhshëm do të mbledhë në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare, Rama e ftoi ministrin të rikthehet në Tiranë më 30 maj, duke nënkuptuar me humor se prania e tij mund t’i sjellë fat Paris Saint-Germain-it në finalen e Champions League.

“Faleminderit për gjithçka që qeveria juaj dhe Presidenti po bëjnë për të mbështetur procesin e reformës në drejtësi. Patëm dje kënaqësinë të festonim fitoren e PSG, që e pritëm me shumë padurim. Kështu që, nëse doni të fitoni edhe finalen, hajdeni prapë në Tiranë më 30 maj”, u shpreh Rama.

InfoShqip