E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë në bordin e një anijeje në Oqeanin Indian

A 294 633x400

Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë me flamur të Guajanës, që transportonte naftë iraniane në Oqeanin Indian, konfirmoi Pentagoni sot (23 prill).

Departamenti Amerikan i Luftës publikoi video të operacionit, ndërsa fotot që shoqëronin njoftimin tregonin ushtarë amerikanë në kuvertën e anijes.

Tankeri Majestic X  i njohur më parë si Phonix, u sanksionua nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në vitin 2024 për dyshimin e kontrabandës së naftës bruto iraniane në shkelje të sanksioneve të SHBA-së kundër Republikës Islamike.


Të dhënat e gjurmimit të anijeve treguan Majestic X në Oqeanin Indian midis Sri Lankës dhe Indonezisë, afërsisht në të njëjtën zonë ku SHBA-të sekuestruan tankerin Tifani në fillim të kësaj jave.

Anija thuhet se ishte drejtuar për në Zhoushan të Kinës.

InfoShqip