
Rama: Ky proces lidhet me sfidën më të vështirë dhe më komplekse të të gjithë proceseve të anëtarësimit, sfida e sigurisë ushqimore. Dua të përsëris rëndësinë madhore që ka për ne dhe vendin tonë dhe të ardhemen e fëmijëve procesi i integrimit në BE.
Dikush e kupton si një proces që lidhet me detyra që ne duhet ti plotësojmë sepse nga i kërkojnë të tjetër. Në fakt, ky proces lidhet me një bagazh dijeje që ne duhet ta importojmë nga BE në Shqipëri për të ndërtuar shtetin europian të shqiptarëve.
Pa BE, pa gjithë këtë bagazh dijesh që vjen në këtë proces ne do ta kishim të pamundur të arrinim ato standarde sigurie, ato standarde dhe garanci për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë. Kur flasim për sigurinë ushqimore, nuk kemi si ta negociojmë dhe si ta relativizojmë nëse nuk zotërojmë dijetpër të ngritur të gjithë atë ngrehinë institucionale, politikbërje inspektimi, që na krijon probleme të mëdha që reflektohen tek shëndeti i njerëzve tanë.
