Reagon babai i Fatos Gecit: Akuzat kanë qëllim ta dëmtojnë koalicionin VV-Guxo, qëndrimin tonë ndaj Thaçit e di krejt Kosova

FB IMG 1776896169373

Halil Geci, babai i deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka thënë se po synohet të dëmtohet koalicioni VV-GUXO.

Nehat Geci deklaroi se vetë Fatos Geci i ka thênë se deputeti Ilir Kërceli ia ka shkruar fjalimin

Të njëjtën e kishte thënë edhe Gani Geci në “Pressing” të T7, referuar Nehatit.

Fatos Geci ka uruar burgim të përhershëm të Hashim Thaçit, por Halil Geci tha se djali e tij nuk e vendosë procesin gjyqësor.

Sipas tij, ata që po akuzojnë problemin e kanë me Albin Kurtin e Donika Gërvallën, jo me Gecin. /Gazeta Express

Postimi i plotë:

MBËSHTETJE E FUQISHME PËR KOALICIONIN VV–GUXO–ALTERNATIVA DHE PËRBALLJE ME PROPAGANDËN POLITIKE

Ata që po e akuzojnë Fatosin e kanë për qëllim të dëmtojnë koalicionin me VV-Guxo , Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën ,nuk e kanë fare me Fatosin.

Reagimi i Fatosit erdhi pasi një deputet nga PDK deklaroi se “po frikësohemi nga Hashim Thaçi”. Në këtë kontekst, Fatosi reagoi duke thënë se, për veprat për të cilat akuzohet Thaçi, ekziston mundësia që ai të përballet me një dënim të rëndë.

Kjo që ka thënë Fatosi është diçka që e di e gjithë bota shqiptare. Megjithatë, deklarata e tij është zmadhuar sikur ai të ishte vendimtar për fatin e procesit gjygjësor, sikur prej tij të varej lirimi apo dënimi.

O njerëz, procesi gjyqësor ka përfunduar dhe nuk ka fuqi që e kthen mbrapa. Prandaj, ju lutem, mos u merrni me çështje të kota.

Këto propaganda Albin Kurtit nuk i bëjnë asnjë përshtypje;Ai ka përballuar Serbin, Russin, Edi Ramen dhe të gjithë kundërshtarët e brendshëm e të jashtëm të Kosovës, dhe gjithmonë ka dalë fitimtar.

Tani, kur zgjedhjet janë një opsion i mundshëm, po përplasen kundërshtarët për të dëmtuar koalicionin, pa pikë turpi.

Pavarësisht propagandës, populli do t’i presë te kutia e votimit dhe do të tregojë se kush janë Kurti, Donika dhe Kosova.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kulicioni VV -Guxo ka fituar 42.3%. Nuk e keni dashur dhe e keni bojkotuar atdheun.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kulicioni ka fituar 51.1%, ndërsa ju po e bojkotoni dhe po bëheni krah i listës së Beograd.

Në zgjedhjet që po vijnë, pritet një mbështetje e fuqishme për koalicionin, me mbi 65%. Nga entuziazmi që po shihet, populli do ta shprehë hidhërimin në kutitë e votimit, në mënyrë që opozita dhe lista e Beograd të mos mund të ndikojnë mbi institucionet e vendit.

Në fund, qëndrimin tonë karshi Hashim Thaçi e di e gjithë Kosova.

The post Reagon babai i Fatos Gecit: Akuzat kanë qëllim ta dëmtojnë koalicionin VV-Guxo, qëndrimin tonë ndaj Thaçit e di krejt Kosova appeared first on Gazeta Express.

Scroll to Top