E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Real në “luftë civile”/ Dy sherre tronditin skuadrën madrilene që është në krizë

Duket se rezultatet negative kanë bërë të vetën.

Po ashtu, edhe që në stol nuk është një profesor siç ishte deri vjet Karlo Ançeloti.

Reali I Madridit është jo vetëm në krizë pas eliminimit nga Championsi dhe shanseve thuajse zero për të fituar La Ligën, por edhe ka hyrë në një “luftë të vërtetë civile”.

E përditshmja “Marka” raporton për dy sherre mes yjeve të ekipit, të ndodhura në fare pak ditë.

Përplasja më e fundit ishte mes Ernesto Valverdes dhe Çuamenit, që u kapën për fyti, thuajse bënë grusht, që u ndanë nga shokët, por që e vazhduan përplasjen të paktën verbale deri në dhomën e zhveshjes.

Skena e mundshme u riprodhua në rrjetet sociale me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Pak ditë më parë, ndodhi një tjetër episod I shëmtuar, me protagonist mbrojtësin gjerman, Antonio Rydiger, I cili u tall dhe madje përdori Duart ndaj shokut të ekipit, Alvaro Karreras.

Ky I fundit deklaroi më pas se gjithçka është e kaluar, e mbyllur, dhe se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, por problemi është se këtë nuk e beson thuajse askush.

Duket se sezoni I dështuar në Spanjë dhe në Europë dhe mungesa e përvojës së trajnerit Alvaro Arbeloa kanë bërë që situata të dalë jashtë kontrollit, dhe të ketë përçarje në grup.

Një gjendje tepër I vështirë dhe në momentin më të papërshtatshëm sepse këtë të diel luhet “El Klasiko” në fushën e Barcelonës.

 

InfoShqip