
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Konjufca, ka thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit, përcjell Express.
”E mirëpres paraqitjen e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen e tyre dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar ai.
I welcome the introduction of the bipartisan resolution in the US House of Representatives in support of Kosova’s membership in @NATO, and I thank Congressmen @RepKeithSelf, @RepRitchie, and @RepMikeLawler for their support and steady commitment to security in the Western…
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) May 1, 2026
The post Rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin në NATO, Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale appeared first on Gazeta Express.
