E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Rikthim i çmendur i Interit ndaj Comos, e siguron finalen e Kupës, u rikthye nga 0-2 në 3-2

Hakan Calhanoglu Celebrate 1 1

Interi përmbysi një disavantazh 2-0 ndaj Comos dhe fitoi 3-2, duke siguruar finalen e Kupës së Italisë.

Interi përmbysi rezultatin falë dy golave të Hakan Çalhanoğlut dhe një tjetër nga Petar Sučić.

Como kaloi në avantazh me dy gola, fillimisht me Martin Baturina në pjesën e parë, në minutën e 32-të.

Të dytin e shënoi kapiteni Lucas Da Cunha në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 48-të.

Lucas Da Cunha Goal 900x600

Interi reagoi duke ngushtuar diferencën me një gol të Çalhanoğlut në minutën e 69-të.

Hakan Calhanoglu Celebrate 1 900x600

Ndërsa më pas barazoi 2-2 me një tjetër realizim të tij në minutën e 86-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Sučić shënoi golin e fitores për 3-2, tre minuta më vonë.

Me këtë sukses, Interi kalon në finale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Atalanta – Lazio./GazetaExpress/

The post Rikthim i çmendur i Interit ndaj Comos, e siguron finalen e Kupës, u rikthye nga 0-2 në 3-2 appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip