E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Rrahje në Podujevë, konfiskohen dy boksa të hekurit

Sulm Fizik Rrahje 780x470 1 750x430 1

Një incident i dhunshëm është raportuar pasditen e së mërkurës në Podujevë, ku pas një mosmarrëveshjeje një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër duke përdorur edhe mjet të fortë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar viktimën, po ashtu mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga incidenti lëndime kanë pësuar të dyja palët e përfshira, të cilat kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy boksa të hekurit, të cilët janë sekuestruar si prova materiale.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Podujevë / 06.05.2026 – 16:50. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar palët e përfshira në rast të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy boksa të hekurit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

The post Rrahje në Podujevë, konfiskohen dy boksa të hekurit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip