E enjte, 23 Prill 2026
Lajme

Rruga evropiane e Shqipërisë/ Meçe: Raportet janë pozitive! Nuk ka ngadalësim apo bllokim të procesit

TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se Shqipëria në vitin 2008 nuk plotësonte asnjë kriter që të bëhej vend anëtar i NATO-s.

Ai theksoi se interesat gjeopolitike janë piketat, të cilat ndikojnë në bërjen pjesë të shteteve në organizma të caktuar.

“Ne në vitin 2008-2009 ne nuk plotësonim asnjë kriter për të qenë në NATO. Sapo u rrezua në Hungaria një autoritar. dhe lufta politika që është bërë atje për ta rrëzuar ishte korrupsioni i madh i tij. Ishte një autoritarist i korruptuar si shtet, sa humbi në mënyrë plebishitare. Unë nuk i besoj shumë këtyre kritereve”, tha ai.

Duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Meçe tha se deri tani nuk ka asnjë ndalim të procesit, ndryshe nga ajo që propagandon çdo ditë opozita shqiptare.

“Kemi një raport të Komisionit Evropian, i cili është pozitiv për Shqipërinë, Ky raport kalon në procedurë në të gjithë përfaqësuesit e shteteve dhe miratohet nga këshilli i BE, që është një organizëm, i cili e ka vendimin e tij në formë unanime.

Nuk po gjej deri më sot, një raport apo deklaratë, të një strukture të BE , që deklaron ngadalësim dhe bllokim. E vërteta është se BE nuk merret me çështje konkrete”, theksoi Meçe./abcnews.al

 

InfoShqip