E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Rrustemi: Veç mbi 62% për VV-në në zgjedhje e zgjidh çështjen e presidentit

Rrustemi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit mund të sjellin zgjidhje për çështjen e presidentit të Kosovës vetëm nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin një rezultat të thellë elektoral.

Rrustemi theksoi se për ta garantuar zgjedhjen e presidentit pa pengesa politike, VV duhet të marrë mbi 62.2 për qind të votave, çka sipas tij do të përkthehej në rreth 70 deputetë në Kuvend.

Sipas tij, një rezultat i tillë, i kombinuar me mbështetjen e 10 deputetëve të komuniteteve joshumicë, do të siguronte shumicën e nevojshme për të shmangur bllokadat në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Zgjedhjet e 7 qershorit, për bindjen time personale, nuk po them që është qëndrim i LVV-së, mund ta zgjidhin çështjen e presidentit të Kosovës, vetëm nëse VV-ja votohet mbi 62.2 për qind. E i siguron 70 deputetë, e bashkë me 10 deputetë tjerë të komuniteteve joshumicë e garanton procesin. Përndryshe, kjo opozita do të vazhdojë me të njëjtat bllokada e pengesa deri sa lodh popullin. Por, populli nuk lodhet, populli veç po indinjohet edhe ma shumë ndaj opozitës”, ka thënë Rrustemi. /Dukagjini

The post Rrustemi: Veç mbi 62% për VV-në në zgjedhje e zgjidh çështjen e presidentit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip