E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

San Antonio reagon si kampion/ Pesë herë kampionët në NBA fitojnë thellë sfidën e dytë

Ishte momenti për të reaguar. San Antonio Spërs e bëri këtë si një skuadër që vërtet pretendon titullin në basketbollin amerikan, edhe pse pati përballë një rival aspak komod si Minesota Timbërullvs.

Nën udhëheqjen e gjigandit Viktor Uembanijama, teksanët arritën një triumf të vërtetë, me shifrat 133-95, duke I shkaktuar rivalit humbjen më të rëndë në historinë e vet në pley off.

Kjo, pasi “ujqërit” fituan 104-102 në San Antonio në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit në plej of.

Uembanijama shënoi 19 pikë e kapi 15 topa në tabela, duke dominuar siç di të bëjë vetëm ai. Edhe pse bëri edhe gabime në gjuajtje, sidomos për tri pikë, sërish prania e tij ishte vendimtare.

Uembi shtoi dy asistë, pak për klasin e tij, pati një vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh, sërish tepër pak në krahasim me standardin e tij normal dhe me 12 bllokimet e gjuajtjeve që bëri në ndeshjen e kaluar.

Gjithsesi, Spwrsat luajtën si skuadër.

Kastëll shënoi 21 pikë, Foks 16, Shamanjë e Barns nga 12, ndërsa Xhonson shtoi 9 pikë e 10 topa në tabela. Minesota ishte tepër dobët këtë herë dhe në çdo drejtim.

Imagjinoni, që ylli I saj kryesor, Entoni Eduards pati vetëm 12 pikë, 3 topa në tabela dhe zero asistë. Ndeshja e tretë e gjysmëfinales së pley off-it në Perëndim do të luhet në fushën e Minesotës, në Mineapolis, madje dhe e katërta, ndërsa kualifikimi mbetet plotësisht I hapur.

InfoShqip