E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Selin i përgjigjet Rogertit: S’kam vend për të

Gjykate

E ftuar speciale në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, emocionet e përjetuara dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.

Gjatë intervistës, Selin u ndal edhe te përplasjet e saj me disa prej ish-banorëve, mes tyre Miri dhe Rogerti.

Ky i fundit, në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Flet”, kishte përdorur shprehjen “shihemi në gjykatë”, duke rikthyer vëmendjen te raporti i tensionuar mes tyre edhe jashtë shtëpisë.

E pyetur nëse ka komunikuar me Rogertin pas përfundimit të formatit, duke qenë se ai e ka përmendur në disa dalje publike, Bollati tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam pasur komunikim me Rogertin. Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar pas këtyre proceseve gjyqësore”, u shpreh Selin.

Më tej, ajo shtoi se ndihet e plotësuar dhe nuk dëshiron t’i japë më hapësirë kësaj situate.

“Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtet t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë”, përfundoi Selin Bollati. /GazetaExpress/

The post Selin i përgjigjet Rogertit: S’kam vend për të appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip