E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

1200 630 1777983066xshkoder Turizmi 140

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve për një turizëm të qëndrueshëm gjithëvjetor, ishte në fokus të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, i mbledhur në Prefekturën e Shkodrës.

Por, pavarësisht synimeve, duket se problematikat e vjetra dhe që kanë të bëjnë drejtpërdejtë me cilësinë dhe sigurinë e turizmit, vijojnë të mbeten edhe këtë sezon veror, shkruan A2.

Prefektja e Qarkut Shkodër ka prekur disa prej tyre duke u kërkuar strukturave përkatëse marrjen e masave.

Gjithashtu, nga kapiteneria e Portit të Shëngjit u bërë apel drejtuesve të motorrëve të ujit apo skafeve që dalin për shëtitje apo për argëtim që të zbatojnë rregullat dhe të pajisen me mjete komunikimi.

Përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës kanë kërkuar që përcaktimi i korridoreve ujore për mjetet e ujit, vendosja e Rojeve Bregdetare të bëhen që në fillim të sezonit, pasi nga eksperienca e viteve të kaluara ka patur vonesa dhe problematika.

The post Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip