Kënga Dai Dai e Artistes me famë botërore, Shakira do të jetë kënga zyrtare e Kupës së Botërorit 2026 që do të mbahet përgjatë muajve qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, Meksike dhe Kanada.
Ishte artistja e cila zbuloi lajmin permes nje postimi ne rrjetet Sociale ndersa kenga e plote pritet te publikohet me 14 maj.
Kjo eshte hera e Trete qe Shakira do te kendoj Kengen Zyrtare te Boterorit pas suksesit Absolut te Waka Waka ne boterorin e Afrikes se Jugut ne vitin 2010 dhe “La La La” ne Boterorine Brazilit ne Vitin 2014.
Në videon e publikuar, e xhiruar në stadiumin Maracana në Rio de Zhaniero Shakira shfaqet e veshur me bluzë të verdhë dhe pantallona të shkurtra blu, e shoqëruar nga disa kërcimtare dhe me topa futbolli pranë, teksa këndon disa pjesë nga “Dai Dai”.
Në postimin e saj, Shakira u shpreh e entuziazmuar që rikthehet sërish në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, ndërsa fansat nisën menjëherë të spekulojnë se “Dai Dai” do të ketë ritme energjike dhe atmosferë feste, në linjën e hiteve që e kanë shoqëruar edhe më parë në Botëror.
Publikimi i këngës më 14 maj pritet të shërbejë si nisje e fushatës muzikore të FIFA-s për turneun e verës, që do të zhvillohet në tri shtete pritëse.
