E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Shala: Procesi për Kryeprokuror të Shtetit ka qenë i kontaminuar dhe i paarsyetuar

Screenshot 2026 05 15 210117

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në T7, tha se kanë monitoruar procesin e kaluar për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit që nga fillimi i tij dhe se shoqëri civile me kohë kishin rekomanduar anulimin e tij.

“Nuk kemi të bëjmë me emër të perveçëm… Pa marrë parasysh kandidatin, cilido kandidat që do kishte dalë fitues prej atij procesi, nuk do ishte i pranueshëm për shkak se procesi ka qenë i kontaminum”, tha ai.

Shala shtoi se procesi ishte i kontaminuar për arsye se dizajnimi i tij nuk ishte adekuat dhe rregullorja duhej të ndryshohej domosdoshmërisht.

Ai shprehu shqetësimin për faktin se vlerësimi i integritetit ishte bërë vetëm me një pyetje sipërfaqësore, dhe mungonte transparenca në fazat e mëvonshme, ku sipas tij, disa kandidatëve ju kishin bërë nënpyetje, e për disa ishin mjaftuar me përgjigje të thjeshta.

Ai gjithashtu shtoi se transparenca kishte munguar në fazat e mëvonshme, si dhe procesi i poentimit ishte i paarsyetuar.

“Gjithë ai poentim haptazi tregon për një arbitraritet në proces të poentimit”, deklaroi Shala.

The post Shala: Procesi për Kryeprokuror të Shtetit ka qenë i kontaminuar dhe i paarsyetuar appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip