E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Shkëputet fasada e një pallati në Durrës/ Zë poshtë një automjet të parkuar, fatmirësisht s’ka të lënduar

Një incident është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr. 4, pranë zonës së Stacionit të Trenit në Durrës, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë, është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë punonjës të zjarrfikëses dhe efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur rrezikun për automjetet që qarkullojnë pranë.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikime mbi gjendjen e fasadës së pallatit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

InfoShqip