
Tirana mirëpriti finalen e edicionit të 23-të të festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kushtuar muzikës dhe artit të videoklipit në hapësirën shqiptare, e cila u transmetua live në ekranin e vizion plus mbrëmjen e së dielës.
Këtë vit, eventi u mbajt në Pallatin e Kongreseve, në një mbrëmje gala të mbushur me emocione, performanca live dhe surpriza artistike. Ky prodhim i Deliart Assocation, i producentit Petri Bozo edhe këtë herë solli një dimension të ri artistik, duke i dhënë më shumë hapësirë kreativitetit dhe inovacionit në videoklip.
Mbrëmja u moderua nga Drita Ziri dhe Syrjan Rahova, të cilët i dhuruan publikut një nate të mbushur me ritëm, emocione dhe momente të veçanta artistike.
Mbi 50 artistë u bënë pjesë e garës ndërsa çmimi për “Klipin më të mirë në të gjithë komponentët” u fitua nga “Vlashent Sata dhe Mc Kresha.
Gjatë mbrëmjes u dhuruan edhe të tjera çmime si ai i Videoklipit më të mirë, i cili u fitua nga Redon Makashi, Klipi më i mirë urban shkoi për Vesa Lumën dhe Ervin Qerimin, “Klipi më i mirë baladë” për Shkumbin Ismailin.
Vëllezrit Endri dhe stefi Prifti kryesuan në kategorinë Klipi më i mirë i muzikës qytetare, Ndërsa Big Basta dhe kelli futuan çmimin “Klipi më i mirë Hip-Hop”.
Klipi më i mirë R&B u fitua nga Stine, Grazia dhe Erion, teksa çmimi “Deriart” shkoi për Klejti Mahmutaj.
Të tjerë çmime të rëndësishme si ai i Medias, Fabulës më të mirë Grafika më ë mirë, çmimi i publikut etj u dhanë për artistët në këtë mbrëmje gala.
“Netët e Klipit Shqiptar” mbart një histori të rëndësishme në zhvillimin e industrisë muzikore shqiptare. Në fillimet e saj, muzika shqiptare ishte e fokusuar kryesisht te kënga, ndërsa videoklipi nuk konsiderohej ende një element thelbësor i krijimit artistik.
Prej 5 javësh në ekranin e Vizion Plus publiku pati mundësi të ndiqte dhe të votonte 50 videoklipet në garë.
Mbrëmja e kësaj te diele ofroi përveç garës së klipeve, performanca live nga të ftuarit special si dhe shumë surpriza.
/vizionplus.tv
