E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Shqipe Selimi nga Haga: Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë

Image

Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka qëndruar në Hagë pasi ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Selimi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë! Krenarë”, ka shkruar Selimi.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik. /Telegrafi/

InfoShqip