Fondi i gjelbër global do të financojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me rreth 50 milion dollarë për të shtuar pyjet.
“Do rikthejmë fidanishtet shtetërore. Duhet rikthejmë ripyllëzim ne zonat e prekura nga zjarri. Pyllëzojmë pranë infrastrukturës rrugore”, tha ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj.
Kapitulli për mjedisin tha ministri Sofjan Jaupaj në një konferencë me gazetarët është kapitulli më i shtrenjtë sa i përket negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por që sipas tij do të mbyllet brenda afatit.
“Kapitulli më i shtrenjtë. Kemi kërkuar periudha tranzitore për sektore që kërkojnë investim e vlera financiare shume të mëdha. Kemi depozituar 1/3 e akteve ligjore që do duhet miratohen. Mund të jetë ndër kapitujt e fundit që do mbyllet , do ta mbyllim me sukses brenda 2027.”, tha ai.
Legjislacioni sipas ministrit të Mjedisit është përafruar dhe sa I përket menaxhimit të mbetjeve.
“5 zona të menaxhimit, Berat, Durres Vlorë, Dibër kredi nga Berzh që të menaxhohen impiantet. Gjirokaster, Kukes, po financohen nga ministria. Tirane Elbasan Fier projekt për impiantet studim fizibiliteti, deri në fund të vitit do kemi studimin për mënyrën e operimit”, nënvizoi Jaupaj.
Një ndër nënkapitujt më të vështirë të negociatave është ai për cilësinë e ajri.
Në krahasim me vendet e rajonit situata në Shqipëri sipas ministrit të Mjedisit paraqitet shumë më mirë. Megjithëkëtë për shkak të transportit, ndërtimit dhe zhvillimit urban Tirana paraqitet ndër qytetet më problematike në këtë aspekt.
