E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

“S’kam lidhje me trashëgimin e Berishës, kam besuar tek e djathta”, Salianji: Nuk kam shpallur njeri armik, por …

Një nga kandidatët e përjashtuar për garën për drejtimin e PD, Ervin Salianji deklaroi në Real Story se qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Partinë Demokratike i ka shprehur që në vitin 2021, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe përjashtimin e fituesve nga gara.

Ai theksoi se, edhe pse ka ngritur shqetësime për mungesë demokracie të brendshme, ka bërë thirrje që të votohet PD përballë situatës politike në vend. Salianji shtoi se nuk ka shpallur askënd armik dhe mbështet debatin e hapur, ndërsa kritikoi mediat vetëm kur, sipas tij, ato nuk pasqyrojnë të vërtetën.

“Së pari unë këto i kam thënë në 2021, unë jam përfshirë në politikë në 2013, kur kryetar ka qenë Lulzim Basha, unë s’kam asnjë lidhje me trashëgiminë e Sali Berishës në kuptimin e,.. kam qenë në PD si aktivist, si njeri që kam besuar te e djathta.

Unë nuk kam ndonjë lidhje me trashëgiminë e këtij dhe nuk kam cfarë të them. Në momentin që ka qenë beteja në 2021 unë i kam nxjerrë të gjitha. Dhe jam rikthyer prap tani. Unë kam reaguar nga burgu me letra në momentin që ka dalë lista e kandidatëve dhe kam thënë nuk është mënyra e duhur, po përjashtohen fituesit, nuk po mbahet premtimi për të zgjedhur anëtarësia por po i zgjedh kryetari i partisë, por për shkak se jemi përballë një regjimi të votojmë padiskutim PD, por unë i kam shprehur të gjithë shqetësimet e mia dhe sapo doli raporti OSBE/ODIHR kam dal prap dhe Io them të vërtetat. Unë nuk kam parë armiq, ju jeni në media jeni në të drejtën tuaj për të thënë qëndrimet, në parti politike funksionon pak më ndryshe, por unë nuk kam shpallur njeri armik, kam qenë në cdo studio, edhe te ju te të gjithë dhe nuk patur problem për të debatuar për mendimet, madje edhe kur ka qenë beteja atëherë mes Bashës dhe Berishës, unë kam shkuar edhe në studio e këtij zotërisë për t’u përballur, ku të doni, në cdo hapsirë të mundshme ku mund të ketë debat. Por unë televizionin nuk e karakterizoj dot si të njërit dhe të tjetrit, por po e quaj të linjës editoriale që mban secili.

Unë problemin e kam me mediat që gënjejnë, linja editorial pastaj s’ka problem. Ajo është zgjedhja e tyre.”  / abcnews.al /

InfoShqip