E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë?

Shutterstock 2370619733 1 Min 768x432 1

Është shfaqur një skenar i pabesueshëm, kundër çdo pritshmërie, që mund të bëjë që gjysma e klubeve të Premierligës të sigurojnë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Kanë mbetur më pak se tre javë deri në fund të sezonit të Premierligës dhe për shumë skuadra ka ende shumë në lojë.

Sigurisht, historia kryesore për pjesën e mbetur të sezonit do të jetë gara për titull mes Arsenal, që aktualisht kryeson tabelën, dhe Manchester City.

Aktualisht, “Topçinjtë” janë pesë pikë përpara rivalëve të tyre, por me Cityn që ka një ndeshje më pak.

Por Arsenali dhe Manchester City nuk janë të vetmet skuadra që kërkojnë pikë të rëndësishme në javët në vijim, pasi West Ham Unitedi dhe rivalët londinezë Tottenham Hotspuri luftojnë në fund të tabelës për mbijetesë në Premierligë.

Në pjesë të tjera të tabelës, ka ende më shumë se një duzinë skuadrash që mund të sigurojnë një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, me deri në 10 klube të ndryshme të Premierligës që mund të kualifikohen njëkohësisht për Evropë, nëse ndodh një skenar i paprecedentë.

Të paktën, shtatë skuadrat e para në Premierligë do të luajnë në Evropë sezonin e ardhshëm, ku pesë të parat sigurojnë Ligën e Kampionëve, ndërsa vendi i gjashtë dhe i shtatë marrin një vend në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Por në fakt është shumë e mundshme që gjashtë skuadra të luajnë në Ligën e Kampionëve, nëse Aston Villa përfundon saktësisht në vendin e pestë dhe njëkohësisht fiton Ligën e Evropës, duke i dhënë kualifikim edhe ekipit të vendit të gjashtë në Premierligë.

Aktualisht, Villa është në rrugë për ta realizuar gjysmën e këtij skenari, pasi ndodhet në vendin e pestë dhe do të luajë ndaj Nottingham Forestit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës (mirëpo e ka humbur 1-0 ndeshjen e parë), ndërsa ndeshja e kthimit luhet në shtëpi të enjten.

Kjo nuk do të ndikonte në vendet evropiane më poshtë në tabelë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të preken, pasi FA Cup mund të luajë ende një rol.

Nëse Manchester City, favoritët aktualë, e fitojnë FA Cup, ose nëse Chelsea e fiton dhe përfundon në shtatë vendet e para – aktualisht janë të nëntët – atëherë vendet evropiane do të ndryshonin edhe më shumë.

Ky skenar do të thoshte se vendi i shtatë do të siguronte një vend në Ligën e Evropës dhe vendi i tetë do të shkonte në Ligën e Konferencës.

Dhe gjërat mund të ndryshojnë edhe më tej: nëse Nottingham Foresti fiton Ligën e Evropës dhe Crystal Palace fiton Ligën e Konferencës pa përfunduar në shtatë ose tetë vendet e para, atëherë gjysma e ligës do të ishte në Evropë sezonin e ardhshëm.

Në këtë skenar, Nottingham Foresti do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa Crystal Palace do të merrte një vend në Ligën e Evropës, përveç tetë skuadrave të para që kualifikohen automatikisht për Evropë./GazetaExpress/

The post Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë? appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip