E premte, 15 Maj 2026
Lajme

Smakiqi: Procesin mund ta bëni xixë, por kryeprokuror si Blerim Isufaj s’gjeni

1 6

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha se pavarësisht procesit korrekt, kryeprokuror më të mirë se Blerim Isufaj nuk do ketë.

“Çfarë kryeprokurori po doni, a doni me pru ni asi që tutet a çka… Rregulloren mundeni më bo të mirë, procesin mundeni me bë xixë, po kryeprokuror ma të mirë se Blerim Isufaj s’mundeni me gjet”, tha Smakiqi.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe pavarësisë nga ana e KPK-së dhe  shtoi se shpallja e konkursit do duhej të bëhej në periudhë kur nuk ka ndikim të madh politik siç ka tani.

“Presidentja t’ka thanë shpalle konkursin shpejt, ti po e shpall shpejt, nuk je Këshill i pavarur dhe nuk po e ruan integritetin”, tha avokati duke iu drejtuar anëtarit të KPK-së, Visar Krasniqi.

The post Smakiqi: Procesin mund ta bëni xixë, por kryeprokuror si Blerim Isufaj s’gjeni appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip