E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

“Sokoli, një prej njerëzve të LDK-më të afërt me PDK-në”, Ismaili pas deklaratës së Havollit ‘Rama nën ndikimin e PDK’

Sokol Havolli 650x358 1

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita e tij nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ku për këtë të fundit tha se “ra nën ndikimin e PDK-së”.

Për këtë deklaratë, u pyet në Pressing në T7, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili i cili tha:

“Unë e njoh Sokolin, mundem me thënë që është një prej njerëzve më të afërt që e kisha konsideru me PDK-në, me Sokolin me shokë, kemi njoftë e punu së bashku në qeveri…Ka më së shumti afërsi me PDK-në”, tha ai.

“Prandaj për mua ke pak e pakuptimtë”, tha Ismaili referuar deklaratës së Havollit.

“Kemi punu bashkë e kemi afërsi. Besoj që çfarëdolloj keqkuptime që kanë qenë brenda kësaj qeverisje të zgjidhen…”, shtoi Ismaili.

Video:

The post “Sokoli, një prej njerëzve të LDK-më të afërt me PDK-në”, Ismaili pas deklaratës së Havollit ‘Rama nën ndikimin e PDK’ appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip