E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Solli “Audi’-n e vjedhur me vlerë 50 mijë euro nga Italia për ta shitur në Shqipëri/ Procedohet 44-vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Stolen Line”

Sekuestrohet një tjetër automjet i vjedhur jashtë shtetit, tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro.

Identifikohet dhe procedohet penalisht 1 shtetas, i dyshuar për trafikimin e automjetit të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.

Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 44 vjeç, i cili dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Operacioni “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

InfoShqip