E diel, 03 Maj 2026
Lajme

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call center-ave, kontrolle në disa ambiente, një polic i shoqëruar

1776267241 SPAK1068x5691 709x400

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtimeve në call centera në Tiranë.

Sipas informacioneve operacioni është zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet franceze, në afërsi të rrugës “Sami Frashëri”.

Gazetarja e Vizin Plus Blerina Cene mëson se gjatë këtij operacioni është shoqëruar një punonjës policia, ndërsa deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti.

InfoShqip