E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Sulm me dronë nga Ukraina në portin Primorsk, dëme në anije dhe infrastrukturë

41

Ukraina ka ndërmarrë një valë sulmesh me dronë ndaj objektivave në Rusi, duke goditur portin e rëndësishëm të Primorsk në Detin Baltik.

Nga sulmet është shkaktuar zjarr në terminalin e naftës dhe janë dëmtuar disa mjete detare, përfshirë një cisternë nafte dhe anije ushtarake. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, duke theksuar se sulme të tilla dobësojnë kapacitetin ushtarak të Rusisë.

Autoritetet ruse bënë të ditur se mbi 60 dronë u rrëzuan gjatë natës në rajonin ku ndodhet porti. Sipas tyre, zjarri u vu nën kontroll shpejt dhe nuk pati rrjedhje nafte.

Primorsk është një nga portet kryesore të eksportit të naftës për Rusinë, me kapacitet rreth 1 milion fuçi në ditë. Ai ka qenë disa herë objektiv sulmesh muajt e fundit.

Sulme të tjera janë raportuar edhe në rajone të ndryshme të Rusisë. Një person humbi jetën pranë Moskës, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur pas goditjeve me dronë.

Ndërkohë, Kremlini paralajmëroi se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të çojnë në rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. /Panorama

Lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsulm Me Drone Nga Ukraina Ne Portin Primorsk Deme Ne Anije Dhe Infrastrukture%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

The post Sulm me dronë nga Ukraina në portin Primorsk, dëme në anije dhe infrastrukturë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip