E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më mirë pa emigruar”, Rama: Grante deri në 90 mijë € përmes ‘Startup’

IMG 9181

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një takim me vajza dhe djem të talentuar, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026 në programin Startup Albania.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se teknologjia sot i ka dhënë mundësinë njeriut të realizojë të paimagjinueshmen.

Rama: Kënaqësi të ishim këtu dhe të shihnim se çfarë keni bërë dhe ky takim vlen që edhe të tjetër të shohin se çfarë bëjmë së bashku. Duke besuar tek forca mbinatyrale e teknologjisë sot e cila i jep mundësinë njeriut të realizojë të paimagjinueshmen. Ne sot mund ta themi lirisht atë që deri jo shumë kohë më parë ishte për të qeshur, se cilido apo cilado ndër më të rinjtë në Shqipëri mund të punojnë në çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia e tyre, mjafton të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetit dhe të paguhen shumë herë më mirë.

Ne, sot mund ta themi lirisht atë që deri pak kohë më parë ishte për të qeshur, që cilido ndër më të rinjtë në Shqipëri, mund të punojë në çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia, kudo qoftë ajo, në Tiranë, Elbasan apo fshat të largët. Mjafton që të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Mund të punojnë pa lëvizur nga shtëpia dhe të paguhen shumë herë më mirë seç do paguheshin po të largoheshin nga vendi i tyre. Sot nuk është më për të qeshur sepse është një realitet që zgjerohet me shpejtësi duke integruar në perimetrin e vet gjithnjë e më shumë të rinj e të reja, falë faktit që teknologjia iu vë në dispozicion mjete që të rinjtë dhe të rejat, i kuptojnë dhe zotërojnë më shpejt se të tjerët.

Shifrat janë domethënëse. Trefishimi i numrit të aplikantëve për programin Startup Albania që ka nisur disa vite më parë dhe tani është i besueshëm. Falë besueshmërisë dhe informacionit, ka tërhequr një interesim të madh dhe një numër rekord aplikimesh prej 1219 aplikimesh për mbështetje financiare që shkon nga 15,000 deri në 45,000 euro dhe për projekte konsolidimi deri në 90,000 euro, që nuk janë kredi, por grant që qeveria shqiptare ia vë në dispozicion atyre që kanë ide dhe potencial për të krijuar një zgjidhje, një kompani të vogël e më pas të madhe.

/vizionplus.tv

InfoShqip