E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Telegrafi voton ekskluzivisht për Çmimin e Medias në “Eurovision”

Image

Tri çmime speciale do të ndahen sonte për konkurrentët e Eurovision Song Contest, të njohura si Çmimet Marcel Bezencon, një traditë e përvitshme e festivalit evropian të muzikës.

Njëra nga kategoritë kryesore është “The Media Award”, apo Çmimit i Medias, një çmim që i ndahet këngës më të mirë sipas votimit të mediave të akredituara nga e gjithë bota.

Këtë vit, Telegrafi.com ka qenë një nga mediat e akredituara zyrtarisht nga Eurovisioni, duke marrë pjesë edhe në procesin e votimit për këtë kategori prestigjioze.

Image

Përveç Çmimit të Medias, sonte do të ndahen edhe “The Artistic Award”, ku votojnë komentatorët e vendeve pjesëmarrëse për performancën më të mirë artistike, si dhe “The Composer Award”, ku kompozitorët finalistë zgjedhin kompozimin më të mirë muzikor të këtij edicioni.

Ndarja e çmimeve do të zhvillohet para transmetimit dhe nisjes së spektaklit final, i cili sonte do të kulmojë me shpalljen e fituesit të Eurovision Song Contest 2026.

“The Media Award” konsiderohet si një nga vlerësimet më të rëndësishme jashtë garës zyrtare, pasi pasqyron ndikimin, jehonën dhe vëmendjen që artistët arrijnë të krijojnë te publiku dhe mediat gjatë gjithë javës së Eurovisionit.

InfoShqip