E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Tragjedia me dy viktima në Durrës/ Mbërrin tek Trauma i mituri në gjendje të rëndë

Sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës i mituri që u aksidentua në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijët e tjerë. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në gjendje të rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës, ku një automjet përplasi tre fëmijë të mitur, ku dy prej tyre humbën jetën.

I mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, 57-vjeç Nikolla Rradaçi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

InfoShqip