Është shtyrë në datën 13 maj, seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, të Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, lidhur me procesin ndaj Laert Haxhiut, ku ai është dëshmitar.
Në procesn gjyqësor, do të dëshmojë edhe i ati i Noizyt, Bashkim Rajku.
Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizy në qershor të vitit 2022. Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.
SPAK dhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani zbuluan së tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si për përgjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahemeti nga shokët e Noizyt./abcnews.al
