“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje”, ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai e ka thënë këtë disa herë në javët e fundit, por ende nuk duket se një marrëveshje do të arrihet.
“Sepse në thelb nuk u ka mbetur asnjë ushtri”, shtoi ai.
“Dhe ata duan të bëjnë një marrëveshje, por unë nuk jam i kënaqur”, vazhdoi Trump.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të parë të raketës së tyre hipersonike “Dark Eagle” në një konflikt të mundshëm me Iranin.
Sipas raportimeve të bloomberg, kjo armë mund të vendoset në Lindjen e Mesme për të goditur objektiva të mundshëm iranianë, veçanërisht lëshues raketash balistike që janë zhvendosur përtej rrezes së armëve ekzistuese amerikane.
“Dark Eagle”, i njohur edhe si “Long-Range Hypersonic Weapon” (LRHW), është një nga sistemet më të avancuara amerikane të gjeneratës së re, i projektuar për sulme precize në distanca të mëdha.
