E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Trump zbulon detaje nga biseda me Xi Jinping për Iranin

A 138

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar në Fox News detaje nga bisedimet e tij me homologun kinez Xi Jinping, lidhur me tensionet dhe konfliktin me Iranin, duke theksuar se Pekini nuk do të furnizojë Teheranin me armë.

Sipas deklaratës së tij për rrjetin televiziv Fox News, Xi Jinping i ka premtuar se “Kina nuk do të japë pajisje ushtarake për Iranin”.

“Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme. Ai ma tha sot”, u shpreh Trump, duke shtuar se lideri kinez e tha këtë “me shumë vendosmëri”.

Zyrtarisht, bëhet e ditur se Trump kishte deklaruar edhe më herët se Kina ka rënë dakord të ndihmojë Shtetet e Bashkuara në menaxhimin dhe zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të konfliktit me Iranin.

Gjithashtu, të dy vendet kanë rënë dakord se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore.

InfoShqip