E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së! Berisha: Ishim në një marshim paqësor

Capture 29 698x400

Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike.

Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, protestuesit janë nisur drejt selisë së PD-së.

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se kanë zhvilluar një marshim paqësor, teksa akuzon Policinë e Shtetit për provokim.

“Ishim në një marshim paqësor. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Ne po bënim marshim miqësor. Edi Balluku dhe Lubi Rama në këtë tokë, nuk kanë vend nuk kanë pa shkuar para ligjit”, tha Berisha.

/vizionplus.tv

InfoShqip