Elsa Ulliri gjyqtarja e cila ishte caktuar si relatore për të shqyrtuar dosjen penale të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, ka dhënë dorëheqjen nga ccështja.
Ajo ka vënë në dijeni zëvëndëskryetarin e GJKKO Erjon Banin, duke argumentuar edhe arsyet, kërkesë e cila është pranuar.
Ulliri është zëvëndësuar nga kolegu i saj Besmir Stroka, ndërsa dy anëtarët e tjerë Irena Gjoka dhe Etleva Deda mbeten të pandryshuar.
Seanca e parë në themel e kryebashkiakut të Shkodrës që u zhvillua në 4 maj, dështoi të zhvillohej për shkak se nuk u paraqitën dy avokatë.
Benet Beci dhe 6 të pandehur të tjerë Adela Ruko,Edlira Mitrushi,Jonid Kazani,Yllka Nishku,Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni dyshohen nga Prokuroria e Posaccme për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera”, kryer në formën e bashkëpunimit.
Ata akuzohen se kanë favorizuar një kompani private në një prokurim me vlerë rreth 650 mijë euro.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.
Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Benet Beci në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe de privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k,”.
