
Manchester Unitedi raportohet se është gati të emërojë Michael Carrickun si trajner të përhershëm, pasi është arritur një marrëveshje me trajnerin e përkohshëm.
Ish-mesfushori i Anglisë ka bërë përshtypje pozitive gjatë periudhës së tij si kujdestar, duke e rikthyer klubin në Ligën e Kampionëve.
Kjo pritet të shpërblehet nga drejtuesit, të cilët janë gati ta konfirmojnë si trajner të ri të përhershëm.
Prej muajsh ka pasur thirrje që Carricku të marrë postin në mënyrë permanente.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit, i cili e ka fituar Premierligën pesë herë me klubin, udhëhoqi një lloj ringjalljeje të ekipit pas shkarkimit të Ruben Amorimit më herët këtë vit.
Gjatë periudhës së tij si trajner i përkohshëm, Unitedi ka regjistruar fitore të mëdha ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt, duke ruajtur një formë të qëndrueshme.
Megjithatë, në garë ishin edhe emra të tjerë si Luis Enrique, Andoni Iraola, Unai Emery dhe trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino.
Sipas “The Athletic”, pas një takimi mes Jim Ratcliffe, Omar Berrada dhe Jason Wilcox, Carricku u konsiderua opsioni më i mirë për këtë rol.
Raportohet se ai do të nënshkruajë një kontratë fillestare dyvjeçare, me opsion për një vit të tretë, e ngjashme me marrëveshjen që iu ofrua më parë Ruben Amorim./GazetaExpress/
The post Unitedi vendosë, Carricku do të emërohet trajner i përhershëm appeared first on Gazeta Express.
