32 milionë lekë të reja do të investohen për rikonstruksionin e Urës së Bratit, ndërsa projekti parashikon ndërtimin e shkallareve dhe një pike panoramike. Ky investim realizohet plotësisht nga Këshilli i Qarkut Vlorë dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm për një nga zonat që gjatë sezonit turistik regjistron një numër të lartë vizitorësh.
Kreu i Qarkut Vlorë, Ervis Moçka, ka theksuar se pas marrjes së lejeve përkatëse, për shkak të rëndësisë së projektit, tashmë kanë nisur edhe punimet.
Ndërkohë, kreu i qarkut konfirmon se ky investim pritet të rrisë numrin e turistëve dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e zonës.
Ura e Bratit në vitet e fundit ka njohur një rritje të vizitorëve, teksa ndodhet pranë lumit Vjosë ,ndërsa me këtë investim të ri pritet t’i japë një shtysë edhe më të madhe zhvillimit të kësaj zone.
