E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK, Lushtaku: E festuam ditëlindjen në prill, s’e dija që do të ishte hera e fundit që shihemi

IMG 6153

Kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK’së, Xhemë Rexhepi.

Lushtaku ka kujtuar festimin e ditëlindjes së tij më 6 prill, duke thënë se nuk e kishte ditur se do të ishte hera e fundit që do të takoheshin.

Postimi plotë:

Me dhimbje e mërzi të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Xhemë Rexhepi.

Më 6 Prill ishim bashkë për t’i uruar ditëlindjen, duke kujtuar sakrificat dhe rrugëtimin e tij, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do ta takoja.

Xhemë Rexhepi ishte luftëtar i tri luftërave dhe për mbi 18 vite jetoi si invalid, duke mbajtur me dinjitet shumë plagë të lirisë. Ai nuk u dorëzua kurrë, mbeti gjithmonë i fortë, duke u kthyer në shembull për bindjet e tij të palëkundura.

Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm, ashtu sikurse kontributi i tij për lirinë që e gëzojmë sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
SL

The post Vdes ish-ushtari i UÇK, Lushtaku: E festuam ditëlindjen në prill, s’e dija që do të ishte hera e fundit që shihemi appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip