
Në Burgdorf, Kantoni i Bernës, një burrë ka rënë mbi shinat e trenit pranë stacionit të trenit të enjten në mbrëmje dhe vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Rrethanat e ngjarjes janë nën hetime, transmeton lbinfo.ch. Aktualisht, nuk mund të përjashtohet as ndërhyrja e palës së tretë dhe as një aksident.
Në lidhje me këtë, një grup burrash janë ndaluar përkohësisht, pasi roli i tyre është aktualisht i paqartë, njoftoi të premten Policia e Kantonit të Bernës. Sipas gjetjeve fillestare, një grup burrash ishin në platformën 2/3 kur njëri prej tyre, për arsye ende nën hetim, ra mbi shinat, shkruan sda.ch. Aksidenti u raportua pak para orës 20:30 të mbrëmjes.
Pavarësisht një frenimi të menjëhershëm emergjent, burri u godit nga një tren që po vinte dhe u plagos rëndë. Ekipet e ndihmës së shpejtë ndërmorën menjëherë masa shpëtimi, por i përmenduri vdiq në vendngjarje, shtoi policia. Ka pista konkrete në lidhje me identitetin e viktimës, por identifikimi zyrtar është ende në pritje.
Policia kantonale e Bernës, nën drejtimin e prokurorisë publike rajonale Emmental-Oberaargau, ka nisur një hetim dhe po kërkon dëshmitarë.
Sipas një deklarate, përveç policisë kantonale të Bernës, u angazhuan, veç tjersh edhe një ekip ambulance ajrore Rega, specialistë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Bernës dhe ekipi i kujdesit kantonal të Bernës për të mbështetur të prekurit.
The post Vdes një person që u godit nga treni në Kantonin e Bernës, policia arreston disa të dyshuar appeared first on Gazeta Express.
