E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Vëtëm prokurori në seancë, dështon të nisë gjykimi për incizim të paautorizuar të bisedës me avokaten

20260506 094120 1 Scaled 1

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën ka dështuar të nisë gjykimi ndaj të akuzuarës Luljeta Aliu, e cila po ngarkohet për veprën penale fotografim dhe incizim të paautroizuar ndaj të dëmtuarës- avokates Merita Stublla-Emini.

Gjyqtari i rastit, Eroll Gashi konstatoi se kjo Gjykatë ka dërguar ftesa të rregullta për të akuzuarën dhe të dëmtuarën, mirëpo deri në mbajtjen e seancës Gjykata nuk janë pranur fletëkthesa nëse ato kanë pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë, prezent ishte vetëm prokurori Kushtrim Zeka.

Gjyqtari Gashi njoftoi se ndaj të akuzuarës Aliu ishte ngritur aktakuzë me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, mirëpo pas shqyrtimit të aktakuzës, Gjykata e ka kthyer në plotësim për faktin se për këtë vepër penale parashihet dënim nga 1 deri në 3 vite, e që Gjykata nuk mund të marrë aktgjykim me urdhër ndëshkimor për këtë vepër penale.

Andaj, pas precizimit të aktakuzës, Gjykata kishte caktuar shqyrtimin fillestar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 6 qershor 2022, Luljeta Aliu-Krasniqi akuzohet se më 27 korrik 2020, në Prishtinë, derisa kishte cilësinë e debitorit, në prapësimin e saj të dorëzuar në Zyrën e Përmbarueses Private, Rrezarta Memaj, ka pohuar se e ka incizuar bisedën që e kishte zhvilluar me avokaten Merita Stublla-Emini në zyrën e saj dhe se, këto prova do të ia paraqes gjykatës, ku më pas të njëjtën CD-  audio-incizimin e pandehura e ka dorëzuar në Odën e Avokatëve të Kosovës si provë në procedurën disiplinore.

Me këtë, thuhet se e dëmtuara Stublla-Emini nuk ka qenë në dijeni të këtij veprimi se ishte incizuar, por ka pasur pritshmëri për privatësi në zyrën e saj dhe rrjedhimisht është bërë pa aprovimin e saj. Me çka, thuhet se thellësisht e pandehura ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës.

Për këtë, e pandehura Luljeta Aliu-Krasniqi akuzohet se ka kryer vepren penale “Fotografimi dhe incizimet e paautorizuara” nga neni 202, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

The post Vëtëm prokurori në seancë, dështon të nisë gjykimi për incizim të paautorizuar të bisedës me avokaten appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip