Një grabitje me armë u regjistrua në një argjendari në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
ABC News ka siguruar pamjet ku shihet momenti kur dy autorët e grabitjes pasi kanë grabitur argjendarinë, dalin nga jashtë me skafanda në kokë dhe me armë. Më pas largohen nga vendngjarja me një motor.
