E diel, 17 Maj 2026
Lajme

VIDEO/ Përplasje me policinë gjatë marshimit të 1 majit në Torino, protestuesit: Ky qytet na ka mësuar se padrejtësitë nuk duhet të injorohen

TORINO – Tensione dhe përplasje u regjistruan gjatë marshimit të 1 Majit në Torino.

Grupi përfshinte aktivistë të qendrës sociale, përfaqësues të lëvizjes No Tav, studentë dhe anëtarë të komunitetit lokal të Vanchiglia-s.

Gjatë marshimit, disa protestues në rreshtat e parë, u përpoqën të çanin kordonin e policisë.

Ata u përplasën me forcat e rendit. Policia reagoi me ndërhyrje të menjëhershme, duke përdorur edhe uji për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin e situatës.

Para përshkallëzimit të situatës, organizatorët e grupit mbajtën fjalime, duke theksuar se qyteti i Torinos “i ka mësuar të mos injorojnë padrejtësitë”.

 

InfoShqip