
Vijojnë debatet për zgjedhjen e kreut të PD dega Korçë, ku u përfshi edhe deputeti i PD, Fidel Kreka.
Procesi i votimit u pezullua dy herë pasi disa persona tentuan të votonin pa figuruar në listat e anëtarësisë ose pa dokument përkatës.
Ivi Kaso tha se gjithçka lidhet me zbatimin e rregullave, ndërsa kandidati Harito Zoto kundërshtoi, duke theksuar se shumë anëtarë mungojnë padrejtësisht nga listat.
