E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Vlorë: 25-vjeçari gjendet i varur në kullën e vrojtimit

Vlore Deti Me Dallge

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorës. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, në Plazhin e Vjetër.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në bregdetin e zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër”, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, shtetasi P. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

The post Vlorë: 25-vjeçari gjendet i varur në kullën e vrojtimit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip