E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të papranueshme

Ursula Von Der Leyen 651x400

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i cilësoi sulmet iraniane ndaj Emirateve të papranueshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se Europa do të vijojë të bashkëpunojë me partnerët e saj për një zgjidhje diplomatike në luftën në Lindjen e Mesme.

“Sot, partneri ynë, Emiratet e Bashkuara Arabe, është shënjestruar përsëri nga sulme të egra me raketa dhe dronë nga Irani. Shpreh solidaritetin tim të plotë me Mohamed Bin Zayed, popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme.

 Këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Siguria në rajon ka pasoja të drejtpërdrejta për Evropën. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë për deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund veprimeve brutale të regjimit iranian, si kundër fqinjëve të tij ashtu edhe kundër popullit të tij”, shkroi ajo.

InfoShqip